Haxhi Avdyli zgjidhet nënkryetar i Guxo

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 22:34
Haxhi Avdyli zgjidhet nënkryetar i Guxo

Haxhi Avdyli është zgjedhur nënkryetar i listës Guxo.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Avdyli përmes një postimi në Facebook

“Sot anëtarët të Kryesisë së re të Partisë Guxo në mënyrë unanime më besuan detyrën e nënkryetarit të Partisë. Ju faleminderit për dhënjen e përgjegjësisë së re që do jetë stimul shtesë për punë edhe më intenzive për të mirën e vendit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që në kuvendin e parë zgjedhor, Guxo ka zgjedhur dy kryetarë – Donika Gërvalla dhe Faton Peci.


(Kosova Sot Online)