Anton Quni hap rast në polici, Facebooku dhe Instagrami i tij ishin cak i sulmit kibernetik

  • G.G /
  • 13 September 2022 - 13:55
Anton Quni hap rast në polici, Facebooku dhe Instagrami i tij ishin cak i sulmit kibernetik

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, njofton se adresat e tij në Facebook dhe Instagram kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.

Quni njofton se rastin e ka lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.…

Postimi i tij i plotë:

Ju njoftoj se nga dje, prej sulmuesit kibernetik janë sulmuar adresat e mia elektronike, facebook dhe instagram.

Për momentin adresa ime në instagram gjendet në posedim të sulmuesit kibernetik.

Me rastin janë të njoftuara autoritetet e PK-së.

Faleminderit për mirëkuptim!

(Kosova Sot Online)