Sveçla i VV-së: Rrahmani vendos për fëmijët tanë, mjerim

  • E.k /
  • 13 September 2022 - 14:13
Sveçla i VV-së: Rrahmani vendos për fëmijët tanë, mjerim

Asamblisti i VV-së, në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas dështimit të arritjes së një marrëveshje mes Qeverisë dhe BSPK-së, pas takimit që Rrahman Jasharaj ka pasur sot me kryeministrin Kurti.

Përmes një postimi Sveçla, Jasharajn e ka krahasuar me pasqyrimin e qartë të gjendjes së përgjithshme, në sistemin arsimor të vendit.

“Rrahman Jashari, para gazetarëve, pas takimit me Kryeministrin Kurti:

– do ta pyesim anëtarësinë dhe do të vendosim.

Rrahman Jashari pas 30 sekondave:

– nuk ka marrëveshje. Greva vazhdon.

Rrahmani është pasqyrimi më i qartë i gjendjes se përgjithshme në sistemin arsimor të vendit, tash e dy dekada. Rrahmani vendos për fëmijët tanë. Mjerim”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)