Kosova vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

  • E.K /
  • 14 September 2022 - 11:56
Kosova vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Kosova ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 96’të.

Këto sanksione i ka paraqitur Besnik Bislimi, zëvendës i kryeministrit në Qeverinë Kurti.

“Në vazhdim të mbështetjes së agresionit rus, në përputhje me sanksionet e BE-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratimin për pakon e sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, Bjellorusisë, si dhe të gjitha sanksioneve të tjera. Më 3 qershor të këtij viti BE aprovoi pakon e gjashtë të sanksioneve ekonomike. Pakoja e gjashtë e sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar, pezullimin e transmetimit në BE për tre mediume të tjera shtetërore ruse, gjithashtu BE miratoi sanksione kundër 65 individëve, përgjegjës për krimet e kryera në Bucha. Në përputhje me vendimin për pakot paraprake, MPJD propozim për shqyrtim dhe miratim të këtij vendimi në vazhdimësi të të gjitha sanksioneve të përcaktuara nga BE-ja drejt Rusisë dhe Bjellorusisë”, ka thënë Bislimi.

Kosova është bashkuar që në fillim me perëndimin për ta dënuar përpjekjen e Rusisë për pushtimin e Ukrainës. 

(Kosova Sot Online)