Humbi jetën në llixha, flasin dëshmitarët: Dëgjuam ulërimat e një burri, 34-vjeçari ishte futur pa leje në vaskë

  • E /
  • 16 September 2022 - 11:03
Humbi jetën në llixha, flasin dëshmitarët: Dëgjuam ulërimat e një burri, 34-vjeçari ishte futur pa leje në vaskë

Alban Pashollari, 34 vjeç humbi jetën mbrëmjen e djeshme nga asfiksia në llixhat e Elbasanit. Mësohet se i riu bashkë më shokun e tij kanë hyrë pa leje në pronë.

Dëshmitarët në vendngjarje shprehen se i ndjeri bashkë me shokun e tij kishin mbushur vaskat vetë me rubinet dhe se ishin të dehur.Ata thonë se nga ora 9 e darkës kanë dëgjuar ulërimat e një burri që kërkonte ndihmë.

“Kanë pirë birra bashkë me shokun e vet. Ndërroi jetë rrugës për në spital, ai ka hyrë bashkë me shokun, hapën rubinetët dhe mbushën vaskat”-tha një nga frekuentuesit e llixhave.

“Bërtiste nje burrë, ndihmë ndihmë, diku ora 9 e gjysëm. Dolem më pas kishte ardhur policia. Nuk ka të drejtë një njeri i rrugës të futet në pronë pa leje, është e padrejtë”-u shpreh një tjetër.

Dyshohet se Pashollari u asfiksua dhe pësoi arrest kardiak në momentin që u fut në vaskë, ndërsa ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Gjithashtu mësohet se i riu kishte shkuar dhe herë të tjera në llixha, pasi kishte postuar dhe foto duke u larë në ujërat termale të Banjës.

(Kosova Sot Online)