Shqiptari plagos me thikë në qafë 62-vjeçarin grek

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 09:49
Shqiptari plagos me thikë në qafë 62-vjeçarin grek

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka plagosur me thikë një 62-vjeçar grek.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Ierapetrës, kur 41-vjeçari, pas një debati të fortë me 62-vjeçarin dyshohet se e ka goditur me thikë në anën e majtë dhe të djathtë të qafës dhe është larguar me vrap.

Arratia nuk ka zgjatur. Mbi shqiptarin rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët.

(Kosova Sot Online)