Lexoni edhe:
Të gjitha skandalet në drejtësi po e zbulojnë lidhjen e fuqishme me krimin
Shkruan: ANALISTI : Reshat Badallaj
Ky rast i fundi i dhunimit, nuk u zbulua nga këta, por u zbulua nga prindërit dhe populli. Po të mbështetej dhe besohej hetimi dhe zbulimi në shtet dhe në këto institucione të drejtësisë, kurrën e kurrës nuk do të zbulohej pasi që edhe këta vetë janë dhunues.
-Edhe pse janë shtuar zërat për dorëheqje në prokurori, pas zbulimit të skandaleve të fundit, me anashkalim dhe mos ndjekje e ndëshkim të krimeve të dhunës seksuale. Këto dorëheqje nuk po ndodhin dhe nuk pritet të ndodhin së shpejti. Nuk ka madje as shkarkime. Jo,jo nuk merren masa tani për tani për shkarkime, sepse ata e kanë hallin tjetër, se nuk janë rehat se ndoshta po ju futet brenda VETTING-u dhe atëherë jo vetëm që do të ketë shkarkime, por edhe ndoshta burgosje. Ky rast i fundi i dhunimit, nuk u zbulua nga këta, por u zbulua nga prindërit dhe populli. Po të mbështetej dhe besohej hetimi dhe zbulimi në shtet dhe në këto institucione të drejtësisë, kurrën e kurrës nuk do të zbulohej pasi që edhe këta vetë janë dhunues.
Po e marrim një rast konkret: Çka i ndodhi kohe më parë, një vajze që u bë publik? E dhunuan në shkollë, e dhunuan në polici, kërkon mbrojtje dhe ja palon edhe avokati dhe çfarë besimi më ka qytetari në këto organe. Se vërtetë është kështu se nuk kanë marr veprime për shkarkime, shihet nga raportet që flasin se sa e sa raste dolën që kanë ndodhur deri më tani dhe nuk morën masa. Dolën që kanë ndodhur po të njëjtës edhe më parë dhe cili është rezultati i tyre. Prandaj them se ata janë në siklet për diçka tjetër se kush do fluturoj nga puna dhe kush do të merr përgjegjësi penale, morale dhe penale. Protestat nuk munguan, dolën në rrugë dhe protesta tjera dhe nuk u morr asgjë konkretisht. Ata heshtin me qëllim se do mos do të heshtet nga populli, ata e presin këtë rast dhe mos mendoni se nuk janë duke u zier mes veti në këtë institucion.
Kjo nuk mundë të kuptohet ndryshe përse nuk u larguan dhe nuk u dorëhoqën vetë së paku për nga ana morale dhe do pyesim a kanë fëmijë ata, a kanë moral ata dhe ju lutem me thoni si ka mundësi vetëm një gjë se ky rast ka ndodhur edhe në muajin qershor dhe ky rast ishte në dorën e tyre dhe të neglizhohet nuk ka asnjë arsyetim.
Të gjitha skandalet në drejtësi po e zbulojnë lidhjen e fuqishme me kriminLexoni edhe:
Me thoni pra ju lutem a arsyetohet ky krim makabër? Kjo është turp e shkuar turpit! Një gjë mund t´iu garantoj se këto raste që kanë ndodhur te ne dhe i kanë heshtur nuk e di a do të mund të ndodhnin edhe në shtetet më të prapambetura të Afrikës. Mendoj se nuk duhet heshtur ky rast assesi deri në dorëheqje të këtyre dembelëve ose edhe me keq, ndoshta ryshfeti(?) Kush e di ,ose si mund të arsyetohet ndryshe. Ta zëmë po të ndodhnin këto raste në Gjermani apo në ndonjë shtet tjetër dorëheqjet do të ishin të pa revokueshme dhe bile edhe do të përgjigjeshin. Këtu është dallimi përpos që respektojnë ligjin dhe betohen para Kushtetutës se vendit, kanë edhe moral,kurse te ne mjerisht morali është ZERO dhe për marre të zezë sepse më shumë i kushtohet kujdes foteles se njeriut.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".