Një foshnje që evakuohet nga zjarrfikësit, spital i përmbytur, Gjakova në gjendje të rëndë pas vërshimeve

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 11:57
Një foshnje që evakuohet nga zjarrfikësit, spital i përmbytur, Gjakova në gjendje të rëndë pas vërshimeve

Gjendje më e rënduar pas vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën është në qytetin e  Gjakovës. Nga pamjet që vijnë nga atje, shihen rrugë të tëra të vërshuara e të mbuluara nga uji.

Gjithashtu shumë banorë janë detyruar që të dalin nga shtëpitë e tyre të cilat janë rrezikuar si rezultat i vërshimeve.

Në pamjet e publikuara shihet që në rrugën “Shotë Galica” kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit me një barkë shpëtimi.

Aty shihet që është evakuuar një familje, pjesë e së cilës është edhe një foshnje.

Zjarrfikësve u janë vënë në ndihmë edhe banorët e asaj lagjeje.

Ndërkohë uji ka përfshirë edhe objektin e spitalit të qytetit. Sipas pamjeve të publikuara shihet që një pjesë e objektit të spitalit është përmbytur nga uji.

Situata e rënduar është edhe në qytetin e Rahovecit ku shumë fshatra janë vërshuar dhe uji ka arritur në nivele të frikshme.

(Kosova Sot Online)