Çuni për diplomatin që gjykata e ktheu në punë: Frymëzim për të gjithë
Një aktvendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë e detyron Ministrinë e Punëve të Jashtme që t’ia paguajë mbi 20 mijë euro dëme Viskont Jakupajt, diplomatit të shkarkuar në mënyrë arbitrare nga një mision diplomatik dhe ta kthejë në punë.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar deputeti i LDK-së, Anton Quni.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se “fitorja e Viskont Jakupit, zyrtar i MPJD, është frymëzim për të gjithë ata që janë viktimë e amatorizmit, nepotizmit, tekeve personale, arroganës”.
Quni edhe më herët e kishte “ngritur zërin” për Jakupajn.
“Do e ndajë një rast që unë e njohë mirë, e është publik por se ka marrë vëmendjen e duhur. Në katër raste jam përpjekur të marrë spjegim nga ministrja Gërvalla, po ashtu i jam drejtuar edhe me shkrim por të gjitha ishin të kota, asnjë përgjigjë përvecç heshtjes. Në fund të muajit gusht të vitit 2021 diplomati i karierës Viskont Jakupi, me gradën sekretar i parë nga komisioni i Rotacionit i MPJ-së ishte rekomanduar për të shërbyeer në ambasadën e Kosovës në Britaninë e Madhe. Me 11 tetor 2021 ai bashkë më familje udhëtojnë në Londër duke u vendosur në një hotel të rezervuar nga ambasada dhe menjehërë bashkë më kolegët kishin filluar të kërkojnë banesë. Duke ditur cmimet e larta në Londër, qysh në fillim nënkuptoi se më shumën sa lejohet ishte e pamundur të gjindej banese adekuate. Më këtë situatë Jakupi u përballë me presion që të lëshonte sa më shpejtë hotelin ku ishte vendosur” ka thënë Quni një muaj më parë.
(Kosova Sot Online)
