
Lexoni edhe:
Alarmi për skenarët e vrasjes së liderëve politikë, mesazh serioz për mobilizimin e AKI-së
Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku ka konfirmuar se numri i personave të arrestuar në këtë aksion që nisi sot herët në mëngjes ka shkuar në shtatë.
Prokurori i Prokruroisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku tha “janë arrestu shtatë persona”
Aksioni është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij prokuroria do të dal me një komunikatë për media.
Personat e arrestuar dyshohen kryesisht për marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorime etj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt.
Zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” të Prishtinës si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.
(Kosova Sot Online)