Inflacioni 19%, Murati thotë se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 21 September 2022 - 12:18
Inflacioni 19%, Murati thotë se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se përkundër sfidave të vazhdueshme globale “ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”.

Përmes një postimi në rrjetin social ai ka pretenduar se ekonomia stabile vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.

Hekurani ka treguar se çfarë kanë bërë si ekzekutiv.

Kosova po përballet me inflacion që sipas Bankës Botërore është 19 për qind. 

Postimi i Muratit

kemi zhvilluar fushatën e vaksinimit më efektiven në rajon, gjë që ka mundësuar heqjen më të shpejtë të kufizimeve dhe hapjen e tërësishme të ekonomisë

kemi subvencionuar çmimin e energjisë elektrike, gjë që mundëson bizneset tona të jenë më konkurrente dhe të rrisin eksportin

kemi mbështetur prodhuesit në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, duke subvencionuar 20% të vlerës së kredisë investuese

kemi rritur subvencionet në bujqësi duke trefishuar mbështetjen për grurin e duke rritur mbështetjen për produktet e kulturat tjera

kemi miratuar e shpërndarë pako masash, më shumë se cilado qeveri tjetër, për të mbështetur familjet në nevojë e rritur fuqinë e tyre blerëseE shumë e shumë masa e veprime tjera, çdoherë në shërbim të mbështetjes së ekonomisë e bizneseve për të rritur prodhimin, eksportet e punësimin. 

(Kosova Sot Online)