Kurti për “kornizen e re”: S’ka autor, u publikua për të matur pulsin e politikanëve dhe qytetarëve

  • E.K /
  • 21 September 2022 - 12:39
Kurti për “kornizen e re”: S’ka autor, u publikua për të matur pulsin e politikanëve dhe qytetarëve

Kryeministri Albin Kurti tha sot se “korniza e re” e dialogut, e publikuar në media, nuk ka autor, dhe kësisoj, nuk mund ta komentojë atë. Por, sipas Kurtit, dokumentet e tilla publikohen për ta matur pulsin e qytetarëve dhe të politikanëve.

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është as e dobishme as e drejtë, që unë t’i komentojë ato; dokumente të cilat nuk kanë autorë, por bëhen për të matur pulsin e politikanëve dhe të qytetarëve”, tha Kurti.

Korniza e quajtur “e re” është publikuar gjatë fundjavës në mediumin “Albanian Post”. Në atë raportim thuhej se korniza e re është hartuar nga gjermanëvt dhe francezët dhe parasheh marrëveshjen normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë vitin e ardhshëm, ndërsa njohjen e ndërsjelltë e parasheh pas 10 vjetve.

Qeveria gjermane, në një përgjigje dhënë Express, e ka mohuar kategorikisht, se Gjermania është autore e një kornize të re për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.

(Kosova Sot Online)