“Na ndihmo si vëlla”, Kurti: Ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 14:07
“Na ndihmo si vëlla”, Kurti: Ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për gjendjen në arsim dhe grevën që po mbahet tash e gati një muaj i është rikthyer edhe një herë takimit që ka pasur me kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, e ne të cilin takim ky i fundit i ka thënë “ndihmona si vëlla”.

Kurti ka thënë se i ka dy vëllezër por që asnjëri s’ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë as në qeverinë Kurti I e as në qeverinë Kurti II. Sic thotë kreu i VV-së “vëllezërit janë për te shpia” dhe se “ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni”.

“Shikoni, unë i kam dy vëllëzër. Por asnjëri, as në Kurti I e as në Kurti II s’ka ardhë në ndërtesë të qeverisë, edhe nuk vjen. Sepse unë besoj që vëllëzërit janë për te shpia. Ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni. Unë natyrisht që irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministër, kur dikush ka qenë dikush tjetër, e më thotë vlla. Është shumë më rëndësi të kuptohet vizioni im që të ndahet publikja prej privates. Bëhet fjalë për një qeverisje demokratike që dëshiron ta bëjë këtë ndarje. Të flasësh për arsimin me terma të vllaznilllakut, mund të ketë qenë në të kaluarën, por nuk do të jetë sa të jem unë kryeministër”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)