Aleatët tradicional nuk do ta tradhtojnë Kosovën në proces të dialogut për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Aleatët tradicional nuk do ta tradhtojnë Kosovën në proces të dialogut për arritjen e marrëveshjes me Serbinë
Aleatët tradicional nuk do ta tradhtojnë Kosovën në proces të dialogut për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Faik Krasniqi

  • 22 September 2022 - 07:29

Shkruan: ANALISTI: Faik Krasniqi

Mirë do të ishte që të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor të futen në Bashkimin Evropian në një paketë, në mënyrë që asnjëra e as tjetra mos të mund ta pengojnë me ndonjë veto anëtarësimin e njërit apo shtetit tjetër.

-Mirë është që marrëveshja Kosove-Serbi të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë me bisedime pa kufi dhe pa rezultate konkrete, me përjashtim të disa marrëveshjeve të vogla që pjesërisht kanë gjetur zbatim, shpesh me probleme nga ana e Serbisë.

Duhet pasur kujdes se çfarë marrëveshje është ajo. Kam besim që aleatët tanë edhe kësaj radhe do të jenë në të drejtën tonë. Nëse është e vërtetë që Serbia të na njoh pas 10 vitesh, po me duket kohë e largët. Pavarësisht kushtëzimit që do t'i behet që nëse nuk e njeh Kosovën nuk mundë të futet në Bashkimin Evropian, me këtë dinamikë globale për 10 vite mundë të ndryshojnë gjërat. Nuk e dimë se çfarë ndodh pas 10 viteve.

Mirë do të ishte që të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor të futen në Bashkimin Evropian në një paketë, në mënyrë që asnjëra e as tjetra mos të mund ta pengojnë me ndonjë veto anëtarësimin e njërit apo shtetit tjetër. Në të kundërtën nëse Serbia futet para nesh, mund të na shkaktoj shumë probleme duke e ditur që Bashkimi Evropian vepron në mënyrë të zbehtë kur është fjala për shtete të dobëta.

.Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".