“Po të më analizonit do ta kuptonit që unë jam një kryesindikalist idelogjik”

  • E /
  • 22 September 2022 - 14:31
“Po të më analizonit do ta kuptonit që unë jam një kryesindikalist idelogjik”

Kryeministri Albin Kurti në debatin për grevën në arsim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se problemi i grevistëve nuk është te arsimi, por te zgjedhja e tij kryeministër dhe rezultati i 14 shkurtit.

Kurti tha se duhet të dihet që se kryeministër aktualisht është një kryesindikalist ideologjik”.

“Unë s’ia kam inati asnjë sindikalisti. Bile sindikalistët po të analizonin pak më shumë do ta kuptonin që në thelb një kryesindikalist ideologjik e kanë bo kryeministër. Po nuk duan ta shohin këtë gjë, sepse qartazi greva është bërë një armë kundër kryeministrit dhe jo për mësimdhënësit dhe arsimin”, tha Kurti.

“Nuk e keni hallin te arsimi, por pse unë jam kryeministër. Problemi është te 14 shkurti e duhet të tejkalohet. Populli ka votuar”, shtoi ai.

Gjithashtu, Kurtitha se më 1 shtator i ka kërkuar kreut të Bashkimit të Sindikatave te Pavarura te Kosoves (BSPK), Atdhe Hykolli, që pakon anti-inflacion ta bëjnë bashkë.

(Kosova Sot Online)