Lexoni edhe:
Aleatët tradicional nuk do ta tradhtojnë Kosovën në proces të dialogut për arritjen e marrëveshjes me Serbinë
Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur edhe njëherë fjalën “vëlla” për Rrahman Jasharajn në replikën me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i tha kryeministrit Kurti se me Vuçiqin është marrë vesh me gojë dhe në formë feudale për targat kurse me Jasharajn s’po merret vesh në zyrën e kryeministrit.
Kurti tha se e mbron zyrën e tij dhe se aty nuk mund të ketë marrëveshje me fjalët “vëlla”
“Nuk mund të krahasohen takimet në Bruksel, me zyrën e kryeministrit të Republikës sovrane Kosovës së. Ajo zyrë nuk është private por është institucion, nuk ka marrëveshje me terma privat në zyrën e kryeministrit, unë e mbroj zyrën, e nuk ka aty vlla,vlla, vlla hajde merremi vesh, nuk e pranoj atë, duhet të dalim prej asaj logjike. Ndërkaq, në Bruksel nuk ka pasur takime private, ato i përcakton i organizon ndërmjetësi, Bashkimi Evropian, nuk krahasohen me zyrën e Kryeministrit”, tha ai.
(Kosova Sot Online)