Amanpour thotë se presidenti iranian u tërhoq nga intervista për shkak se nuk e vendosi shaminë siç ai i kërkoi

  • A.P /
  • 22 September 2022 - 23:00
Amanpour thotë se presidenti iranian u tërhoq nga intervista për shkak se nuk e vendosi shaminë siç ai i kërkoi

Gazetarja e CNN Christiane Amanpour, ka bërë të ditur se një intervistë e aranzhuar me presidentin iranian, Ebrahim Raisi, nuk është realizuar fare, për shkak të një kushti të cilin ky i fundit i kishte vendosur gazetares së njohur.

Amanpour, thotë që anise intervista i ishte konfirmuar, dhe del të jetë e para e presidentit iranian, në tokën amerikane, ai hoqi dorë përsëri meqë ajo refuzoi të vendoste një shami në kokë.

”40 minuta para se intervista të fillonte, një ndihmës u ofrua. Presidenti, tha, po sugjeron që unë të vesh një shami, për shkak të muajve të shenjtë, Muharrem dhe Safar”.

Këtë kërkesë të presidentit iranian, ajo thotë se e refuzoi me mirësjellje.

”Me mirësjellje refuzova. Ne jemi në New York, ku këtu nuk ka ndonjë ligj apo traditë që i referohet veshjes së shamive. I bëra me dije po ashtu se asnjë president iranian paraprak, nuk kishte kërkuar një gjë të tillë, kur unë i kisha intervistuar ata jashtë Iranit”.

Pas gjithë kësaj, gazetarja e CNN, thotë se ndihmësi që i transmetonte kërkesat e shefit të tij, konfirmoi që intervista me presidentin iranian nuk do të realizohej përfundimisht, nëse Amanpour nuk vendos një shami.

Si rezultat ajo thotë se u gjet para një akti të paprecedentë, dhe pikërisht në kohën kur në Iran ka tashmë edhe viktima me humbje jete si pasojë e protestave masive.

Ato u nxitën nga vrasja e një gruaje nga policia për moralin nën dyshimin se kishte shkelur rregullat e bartjes së shamisë.

(Kosova Sot Online)