Rrugët që mbetën vetëm premtime, e që sjellin vetëm kolona

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 22:50
Rrugët që mbetën vetëm premtime, e që sjellin vetëm kolona

Një 13 vjeçar që kalon këtë rrugë, e mbanë mend vetëm në këtë gjendje. Kjo pasi magjistralja Prishtinë-Mitrovicë ka 13 vite që është duke u rregulluar.

Kolonat në këtë zonë janë të vazhdueshme.

Sidomos gjatë orëve të pasdites, kur qytetarët e të dy qyteteve përfundojnë orarin e punës dhe kthehen në shtëpitë e tyre.

Jo vetëm mitrovicasit hasin në probleme për të ardhur në Prishtinë.

Gjendje është edhe për ata qytetarët, që udhëtojnë përmes magjistralës Prishtinë-Podujevë.

Kjo pasi ende nuk ka përfunduar zgjerimi i saj, ani pse kishte filluar në vitin 2016.

E  për shkak të rrugës së ngushtë e punimeve,  në të shkaktohen shpesh edhe aksidente, madje fatale.

Edhe rruga që të shpie në Gjakovë ka mbetur e pa rregulluar tash e disa vite.

Ngjashëm po ndodhë edhe me rrugën  Pejë -Rugovë.

Kurse Rruga Prizren-Tetovë, ndonëse është premtuar nga shumë qeveri në Kosovë se do të ndërtohet, punimet në realizimin e këtij projekti ende nuk kanë filluar.

Kështu gjithë këto projekte te mos realizuara bëjnë që ministria e Infrastrukturës të mbetet OUT.

Tash e një kohë, projekti i rrugës Deçan-Plavë është përfolur shumë.

Rruga që synon të lidh dy zona shqiptare, atë të Deçanit e Plavës, kishte sjellë përplasje kritika mes politikanëve, e përcjellë në sfond nga kundërshtimi i Kishës Ortodokse Serbe.

(Kosova Sot Online)