Adoleshentja kanadeze vesh 22 çorape për 30 sekonda, thyen rekordin Guiness

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 13:32
Adoleshentja kanadeze vesh 22 çorape për 30 sekonda, thyen rekordin Guiness

Një vajzë 14 vjeçare nga Alberta arriti ta thyej një Rekord Botëror Guiness duke veshur 22 çorape në këmbën e saj për 30 sekonda.

Carolena Kruse nga Calgary në Alberta, tha se ajo filloi ta ushtronte veten për thyerjen e rekordit për grupmoshat më të reja se 16 vjet për më së shumti çorape në një këmbë brenda 30 sekondave, kur kishte disa pushime pas një gare noti në korrik.

Në përpjekjen e saj të parë ajo bëri të ditur ishte në gjendje të barazonte rekordin e mëparshëm prej 19 çorapeve, i vendosur në muajin maj nga Aarif Ibn Abdul Halim nga India, raporton UPI.

“Ju vetëm duhet të fokusoheni në veshjen e çorapeve dhe vetëm të vazhdosh”, tha Kruse për programin Calgary Eyeopener në CBC Radio.

Përpjekja zyrtare e Kruse, e xhiruar nga nëna e saj, përfundoi me 22 çorape në këmbën e saj, mjaftueshëm për ta thyer rekordin.

Kruse tregoi se ajo e pranoi certifikatën zyrtare me postë gjatë javës së kaluar.

Tutje adoleshentja deklaroi se mund të ndodhë që ajo ta ndjek edhe rekordin e versionit për të rritur, që qëndron tek 28 çorape në një këmbë, ose se ajo mund të ndjek rekorde të tjera në kategoritë e notit. 

(Kosova Sot Online)