Lexoni edhe:
Të korruptuarit nuk e duan verifikimin e pasurisë të fituar nga krimi që rrezikohet nga konfiskimi
Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Ternava
Edhe pse ka kohë që ka filluar një proces hetimor, është ngritur një aktakuzë për Fondin 3%, është duke u luajtur loja e zhvlerësimit të provave dhe devalvimit të plotë të procesit gjyqësor lidhur me fondin 3%, një aktakuzë e ngritur rreth shpërdorimit të këtij fondi nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit qysh më 28 prill 2017, dhe tash jemi në vitin e 6 por akoma ky rast nuk ka përfunduar, nuk ka marr epilog final për tu gjykuar.
Qeveria e Bukoshit që ishte e formuar përkohësisht në diasporë si produkt i kohërave që Kosovës iu imponuan me institucione të përkohshme të Kosovës jashtë shtetit të Kosovës në shtete të BE-së e që e kishin selinë në Gjermani, nuk e merrte askush seriozisht, sepse ato institucione të krijuara të paraluftës jashtë Kosovës, në ato kohëra as që ishin në Kosovë, prandaj mbikëqyrja e tyre ishte e pamundshme. Në këtë kohë të emigracionit-diasporës jashtë Kosovës, popullata ishte e shpërngulur në numër të madh nga presioni dhe kërcënimet serbe që e kishin qëllimin e zbrazjes së shqiptarëve nga Kosova, kështu që pas krijimit tëe qeverisë në diasporë me Fondin 3%, në këtë fond u kyqen me shumicë qytetarët d kosovar në diapsorë sikurse edhe populli i Kosovës për të kontribuar.
Nuk ishte numër i vogël i atyre që jetonin jashtë Kosovës, ishte numër i madh dhe ata paguanin për çdo muaj 3% për çdo të hyrë në bankat e tyre në shtetet ku jetonin. Ky fond filloj të funksionoj dhe shkonte duke u forcuar që nga vitet e 1990/91 e deri në mbarimin e luftës 1999/2000. Këtë fond e mbikëqyrnin qeveria në ekzil me ministrat e asaj kohe, duke e pasur parasysh dedikimin e këtij fondi që në fakt e kishte qëllimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, e që ai shtet faktikisht ishte nën okupim nga ana serbe.
Megjithatë dedikimi i këtij fondi ishte që të krijohet fondi financiar për të funksionuar shteti i posa krijuar i Republikës së Kosovës më 02 korrik 1990, dhe institucionet e këtij shteti sikur që ishte Kryesia e këtij shteti në Kosovë, zhvillimi i arsimit paralel shqiptar që zhvillohej në Kosovë dhe shumë institucioneve tjera të kohës. Ky fond ishte edhe në funksion të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, dhe shumë aktiviteteve tjera të shqiptarëve për të funksionuar si shtet brenda Kosovës, ndonëse ishim të okupuar nga Serbia. Me krijimin e këtij fondi qeveria ne ekzil zhvillonte aktivitetet e saja me ministrat që ishin të emëruar, kryesisht në Gjermani, Zvicer, Bëlgjike etj.
Në kohë të paraluftës kishte aktivitete të mëdha dhe nevoja financiare për ti rezistuar luftës së Serbisë, sidomos kur Serbia beri invazion ndaj Kosovës dhe filloj me zbrazjen qe nga viti 1998-1999, falë fondit 3% popullata e Kosovës u ndihmua aq sa ishte e mundur, si në Shqipëri që ishin shpërngulur rreth 800,000 shqiptar, por me këtë fond të rëndësishëm u ndihmua shumë edhe ushtria e Kosovës. Falë këtij fondi u ndihmua dhe armatimi bazik për këtë ushtri, prandaj një ndihmë e tillë ishte si produkt i këtij fondi të 3%. Por ndërkohë u krijua edhe fondi Vendlindja Thërret, që e kishin qëllimin kryesor ti ndihmohet formimit të ushtrisë së Kosovës, si dhe popullatës së shpërngulur në vende tjera si në Shqipëri, Maqedoni e gjetiu. Në këtë kohë ministër i financave ishte Isa Mustafa, prandaj tash bëhet pyetja se sa ishte i kontrolluar mbikëqyrur legalisht ky fond i 3% për të cilin ekzistojnë mjaftë dyshime se ishte i keqpërdorur e sidomos mbas mbarimit të luftës që ato mjete nga bankat ndërkombëtare u barten së pari në bankën e Kosovës në Shqipëri që ishte Dardania Bankë, e cila mbasi u krye lufta u shit.
Sot e nga ajo dite nuk ka shpjegime të verifikuara se për çfarë çmimi ishte shitur dhe cili ishte dedikimi i atyre mjeteve. Se kah u shkrin ato mjete financiare dhe shumë tjera diaspora edhe sot e pa ndërpre i bënë këto pyetje, kërkojnë shpjegime për këto fonde dhe parat e shitjes së Dardania Bankës. Ato fonde ishte dashur të shpjegohen në detaje për dedikimin e tyre dhe procedurat definitive të harxhimit të tyre, por deri më tani askush nga qeveritë e kaluara nuk është marr me këto hulumtime. Diaspora-mërgata që edhe sot jetojnë në shtete të BE-së dhe Amerikë, është vazhdimisht duke kërkuar që të hulumtohen këto fonde, nëse dikush ka keqpërdorur ato mjete financiare dhe të jep llogari para institucioneve të shtetit të Kosovës.
Megjithatë këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhër dhe deri tani nuk ka pasur rezultate, edhe pse është tentuar të hetohet diçka, të hapen disa procedura hetimore, sikur gjyqi që pati filluar për ndjekjen e Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit qysh në vitin 2017 por deri me tani nuk ka pasur sukses në këtë pikëpamje. Drejtësia ka dështuar deri më tani me aferën e zhvatjes së Fondit 3% sepse keqpërdoruesit e këtyre fondeve ishin njerëzit që pasluftës ishin në poste të larta shtetërore dhe është e kuptueshme, sikur tani që po dihen ata, se jo vetëm me këto fonde janë pasuruar, por në vazhdimësi deri më tani edhe me të tjera që janë keqpërdorur. Prandaj jo rastësisht shumica e funksionarëve të Kosovës edhe pse pasluftës ishin skamnor, tani janë multi milionerë, dhe nëpër institucione të Kosovës i kanë punësuar të afërmit e tyre sepse qëllimin e kishin që ti mbrojnë “shefat e tyre” edhe që vetë ata të pasurohen.
Edhe pse ka kohë që ka filluar një proces hetimor, është ngritur një aktakuzë për Fondin 3%, është duke u luajtur loja e zhvlerësimit të provave dhe devalvimit të plotë të procesit gjyqësor lidhur me fondin 3%, një aktakuzë e ngritur rreth shpërdorimit të këtij fondi nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit qysh më 28 prill 2017, dhe tash jemi në vitin e 6 por akoma ky rast nuk ka përfunduar, nuk ka marr epilog final për tu gjykuar. Pas një maratone të gjatë të procesit gjyqësor lidhur me këtë rast, abuzimi më i rëndë deri më tash me kontributet e qytetarëve në kohët më të vështira të ballafaqimit për jetë e vdekje në kushte lufte, nga gjykata themelore në apel dhe anasjelltas, gjykata e apelit ka kërkuar të caktohet edhe një super-ekspertizë e re financiare në rastin e njohur si “Fondi 3%”.
Në seancën e 12 shtatorit në Gjykatën themelore të Prishtinës, për rastin e njohur si “Fondi 3%”, sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, është caktuar super-ekspertizë e re financiare nga grupi prej tre ekspertësh, për ta analizuar edhe njëherë akuzën dhe pretendimet e prokurorisë për shpërdorim, ku në këtë rast përfshihen, Naser Osmani, ish-deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Atdhe Gashi dhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, dhe Bujar Bukoshi, që akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit”. Për të akuzuarin Bujar Bukoshi procedura është veçuar më arsyetimin e gjendjes së rënduar shëndetësore. Në seancën e 12 shtatorit, raportohet të kenë qenë prezent dhe dëshmuar edhe dëshmitarët Nezif Fejza dhe Hafiz Gagica, të cilët jetojnë jashtë vendit.
Ndryshe, në nëntor të 2020-ës, Osmani dhe Gashi ishin shpallur fajtorë për veprën penale të shpërdorimit, për çka ishin dënuar me nga 3 vite burgim, mirëpo, më 15 shtator 2021, Gjykata e Apelit kishte marrë vendim ku rastin e kishte kthyer në rigjykim. Sipas këtij vendimi të gjykatës së shkallës së dytë, shpallja e aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë nuk është bërë sipas aktakuzës së ngritur ndaj Naser Osmanit e Atdhe Gashit dhe se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë me shkelje esenciale.
Aktakuza ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit ishte ngritur më 28 prill 2017, nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Loja me këtë rast ka marr një kohë tepër të gjatë dhe akoma nuk po i dihet epilogu, pasi që shëtitja e rastit nga një gjyqtar tek tjetri dhe përpjekja për rikualifikim me grup ekspertësh ngjall dyshimin serioz për shpikje të fakteve që zhvlerësojnë dhe i amnistojnë të akuzuarit.
Aktakuza ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit ishte ngritur më 28 prill 2017, nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Paraprakisht, kjo lëndë i ishte ndarë në punë gjykatëses Albina Shabani–Rama, e cila më 23 maj 2018, kishte mbajtur shqyrtimin fillestar ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit.
Po në këtë seancë, gjykatësja Shabani-Rama kishte marrë vendim për veçimin e procedurës penale ndaj Bujar Bukoshit, me arsyetimin se ai ishte i sëmurë dhe nuk kishte mundur të paraqitej në këtë shqyrtim fillestar. Më pas, më 26 tetor 2018, gjykatësja Shabani-Rama kishte mbajtur edhe shqyrtimin e dytë ndaj të akuzuarve Osmani dhe Gashi, e të cilët brenda afatit ligjor kishin paraqitur kundërshtimet për provat dhe kishin ushtruar kërkesë për hedhje të aktakuzës.
Shkaqet e rënjes së fuqisë elektorale!Lexoni edhe:
Mirëpo, gjykatësja Shabani-Rama, më 3 dhjetor 2018, kishte marrë vendim që të refuzoheshin kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave. Lidhur me këtë, të akuzuarit Osmani dhe Gashi, kishin ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, e cila më 17 janar 2019, kishte refuzuar këto ankesa, duke konfirmuar aktakuzën në fjalë. Ndërsa, më 18 janar 2019, kjo lëndë i ishte ndarë në punë gjykatëses së Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Medie Bytyçi dhe më 13 mars të këtij viti, kjo lëndë nga Apeli, ishte kthyer në zyrën e kësaj gjykatëseje.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Bujar Bukoshi, për shkak të veprës penale “Shpërdorim”, nga neni 257, par.2 lidhur me par.1 të KPK-së dhe veprës penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249, par.2 lidhur me par.1 të KPK-së, kundër të akuzuarit Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi për shkak të veprës penale “Shpërdorim”, nga neni 257, par.3 lidhur me par.1 të KPK-së, lidhur me par.31 të KPK-së, kundër Naser Osmanit për shkak të veprës penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249 par.1 të KPK-së dhe kundër të akuzuarit Atdhe Gashi për shkak të veprës penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249 par.1 të KPK-së.
Sipas PSRK-së, Bujar Bukoshi akuzohet se gjatë periudhës kohore 2008-2015, me qëllim që t’i sjellë vetes apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme, e ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave tjerë, e cila i është besuar atij, ashtu që qytetarët e Republikës së Kosovës, të punësuar jashtë Kosovës, kanë kontribuar me mjete monetare në Fondin 3%, duke parë nevojën për të ndihmuar Kosovën, e cila në atë kohë, ishte në kushte shumë të vështira ekonomike, duke dhënë donacione secili sipas mundësive të veta nga 3% deri në 10%, para këto së fundmi janë transferuar në xhirollogarinë e “Fond de R.
Kosova” në Prishtinë, në NLB, shumën prej 90,380,00 euro, ka tërhequr me para në dorë (kesh) të cilën me asnjë dëshmi nuk e ka arsyetuar se për çfarë qëllime i ka shfrytëzuar, me këtë e ka dëmtuar buxhetin e Fondit 3%, e njëherësh edhe bashkatdhetarët e Kosovës, në shumë prej 90,830,00 euro, po ashtu edhe shumën prej 3,500 euro, paguar për bileta, Ingrid Steiner Gashi, me 26 gusht 2019, që nuk dihet kush është, por jo punëtore e UFORK-ut. Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Bujar Bukoshi se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi”, nga neni 257, par.2 lidhur me par.1 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës, si ligj më i favorshëm.
CCv Tutje, PSRK i ngarkon të akuzuarit Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi se gjatë periudhës kohore 2006-2015, në bashkëkryerje me njëri-tjetrin, me qëllim për t’i sjellë vetes apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme, e kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave tjerë, e cila u është besuar atyre, ashtu që qytetarët e Republikës së Kosovës, të punësuar jashtë Kosovës, kanë kontribuar me mjete monetare në fondin 3%, duke parë nevojën për ta ndihmuar Kosovën, e cila në atë kohë ishte në kushte shumë të vështira ekonomike, duke dhënë donacione secili sipas mundësive të veta nga 3% deri në 10%, para këto së fundmi transferuar në xhirollogarinë e OJQ UFORK, në Prishtinë, në BPB shumën prej 154,132,47 euro, i kanë tërhequr me para në dorë (kesh) të cilën shumë me asnjë dëshmi nuk e kanë arsyetuar se për çfarë qëllime i kanë shfrytëzuar, duke mos e realizuar asnjë projekt, e me këtë e kanë dëmtuar buxhetin e Fondit 3% – UFORK-ut, e njëherësh edhe bashkatdhetarët e Republikës së Kosovës, në shumë prej 154,132,47 euro.
Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi”, nga neni 257, par.2 lidhur me par.1 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës, si ligj më i favorshëm, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Në dispozitivin e tretë të aktakuzës, Bujar Bukoshi, akuzohet se në periudhën kohore prej vitit 2008-2015, në cilësinë e personit përgjegjës, kryetar i Bordit të “UFORK-ut” dhe si i punësuar aty, me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave të cilat ka qenë i obliguar që t’i deklarojë në Administratën Tatimore të Kosovës, dhe shuma e shmangies nga i akuzuari është 39,932,04 euro.
Shkaqet e rënjes së fuqisë elektorale!Lexoni edhe:
Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Bujar Bukoshi se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga neni 249, par.2 lidhur me par.1 të Kodit të Vjetër Penal, si ligj më i favorshëm (KPK). Në dispozitivin e katërt, Naser Osmani akuzohet se në periudhën kohore prej vitit 2008-2013, në cilësinë e personit të punësuar në “UFORK”, me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht, pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave dhe të të hyrave të tjera, e të cilat ka qenë i obliguar që këto të ardhura t’i deklaron në ATK, si pasojë është dëmtuar buxheti i ATK-së – Republikës së Kosovës, me 3510 euro.Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Naser Osmani se ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249, par.1 të Kodit të Vjetër Penal, si ligj më i favorshëm (KPK).
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ngarkon të akuzuarin Atdhe Gashi, se në periudhën kohore prej vitit 2008-2013, në cilësinë e personit të punësuar në “UFORK”, me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave, dhe të hyrave të tjera, i njëjti ka qenë i obliguar që këto të ardhura t’i deklarojë në Administratën Tatimore të Kosovës, shumë e shmangies nga i akuzuari është 2667.30 euro.
Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Atdhe Gashi, se ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249, par.1 të Kodit të Vjetër Penal, si ligj më i favorshëm (KPK). Po ashtu, prokurori i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, Atdhe Demaj, më 30 nëntor 2018 kishte dorëzuar në gjykatë një parashtresë, përmes së cilës kishte bërë plotësimin dhe qartësimin e aktakuzës së ngritur më 28 prill 2017. Sipas kësaj parashtrese, dispozitivi nën pikën II të aktakuzës, është plotësuar ashtu që tani të akuzuarit Bujar Bukoshi- kryetar i Bordit të UFORK, me seli në Prishtinë, Naser Osmani në cilësinë e anëtarit të bordit të OJQ “UFORK” në Prishtinë, dhe Atdhe Gashi në cilësinë e arkëtarit të OJQ “UFORK” në Prishtinë, në vazhdimësi, përgjatë periudhës kohore 2006 deri 2015, në bashkëkryerje, me qëllim për t’i sjellë vetes apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave tjerë që u është besuar atyre, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe vendeve tjera, kontribuues në fondin e themeluar atëbotë për financim të strukturave të Qeverisë së Kosovës në ekzil, shuma këto prej minimum 3% të të hyrave të tyre personale mujore, e të cilat janë transferuar në xhirollogarinë e “UFORK”, në Bankën “BPB” në Prishtinë, ashtu që kanë tërhequr shumën prej 154,132,47 euro në kesh, nuk kanë arsyetuar dhe as dëshmuar qëllimin e tërheqjes së kësaj shume, vlerësim dhe konstatim ky i vërtetuar me ekspertizën e datës 21 prill 2017.
Demokracia ideale dhe sistemi demokratikLexoni edhe:
Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi”, nga neni 257, par.3 lidhur me par.1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Republikës së Kosovës. Sa është e pritshme që së pakut ku rast ta merr epilogun meritor për tu dënuar abuzuesit e fondit të vetëm i cili është menaxhaur me letra, për të cilin ka mjaft dëshmitarë, që ka shtypur bona në apena të shumave të ndryshme për kontribuesit dhe i ka shpërndarë si dëshmi kontributi, dhe duke premtuar se të njëjtat shuma pas bërjes së shtetit të Kosovës të gjithëve në forma të ndryshme kanë për të ju kompensuar, se do të investohen në forcimin dhe zhvillimin e shtetit, por që fatkeqësisht kanë mashtruar, janë përdorë edhe pas luftës për përfitime e biznes të një grupi të caktuar njerëzish, duke manipuluar dhe asnjëherë për këtë fond nuk është raportuar as nuk ka pasur një përgjegjësi të adresuar, cila është e vërteta, ato para si janë shpenzuar dhe ku kanë shkuar. Nëse ne si shoqëri duam të ecim para dhe ti takojmë si shtet grupit të shteteve të zhvilluara të BE-së, gjithsesi duhet të hulumt0hen në detaje këto fonde dhe keqpërdoruesit të japin llogari para ligjeve të Kosovës, pavarësisht se kush ishin ata, dhe pavarësisht situatave shëndetësore në të cilat gjinden ata.
Sikur që po vërehet, që nga fillimi i hapjes së procedurave hetimore gjyqësore të përndjekjeve të tyre kanë kaluar 6,7 vite dhe procedurat e hetimeve ende s’kanë përfunduar, e sidomos personi që është shpallur si i sëmurë ende është i gjallë, dhe pavarësisht se të gjithë vepër kryesit para ligjit janë të njëjtë duhet të japin llogaritë e tyre, e jo që edhe në këto situata të mbrohen nga vetë gjyqësia që e ka për detyrë ti përndjek deri në zbardhjen e rasteve në tërësi. Nga zvarritja e përfundimit të hetimit për abuzimet me fondin 3% dhe gjykimin e rasteve me aktgjykim të formës së prerë po krijohen dyshimet se kjo gjyqësi e Kosovës është aq e kriminalizuar sa që vetëm ligji i Vettingut duhet ta spastron atë, dhe në të ardhmen të zhvillohen hetimet e të zhvillohen gjykime të shpejta, jo ato hetime të zgjaten me vite të tëra sikur që po zgjatin dhe në shume raste po vjetërsohen në tërësi. Nëse duam të krijojmë shtet funksional, juridikisht të pastër, atëherë duhet të vlej e thëna se ligji është mbi të gjithë, dhe vetëm në këtë mënyrë mundë të ndërtojmë shtet të pastër dhe funksional.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".