Shqiptari futet në listën e më të kërkuarve të Europës, dy vendet ku dyshohet se është fshehur

  • E.K /
  • 28 September 2022 - 13:05
Shqiptari futet në listën e më të kërkuarve të Europës, dy vendet ku dyshohet se është fshehur

44-vjeçari shqiptar Berti Dedja është në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për përfshirje në organizatë kriminale që tregtonte droga të rënda.

Këtë të mërkurë ai është futur nga selia e policisë Reutlingen në Gjermani në listën e “më të kërkuarve të Europës” nga Europol.

Sipas policisë kriminale të rajonit Baden-Württemberg, ka dyshime se Dedja mund të jetë fshehur në Belgjikë ose Shqipëri.

Dedja ndodhet në arrati që prej vitit 2018. Sipas “EUmostwnated”, ai njihej si “Berti” dhe “Schakal” dhe  prej vitit 2016, ka ushtruar trafik të paligjshëm droge, duke lëvizur kokainë dhe marihuanë nëpërmjet organizatës ku bëjnë pjesë edhe disa anëtarë të tjerë.

(Kosova Sot Online)