Heqja e vizave për Kosovën, fjalë të forta nga Gjermania

  • E.K /
  • 28 September 2022 - 12:12
Heqja e vizave për Kosovën, fjalë të forta nga Gjermania

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se Presidenca çeke në Bashkimin Evropian është duke bërë gjënë e duhur që po e përkrah procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Hacker ka thënë se raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të tjera të pafundme.

Në fund, deputeti gjerman ka thënë se Kosova ka kohë që e meriton heqjen e regjimit të vizave.

“Është gjëja e duhur që Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së po i përkushtohet kësaj teme. Megjithatë, raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të mëtejshme dhe të pafundme. #Kosova e ka merituar #vizaliberalizimin shumë kohë më parë.”, ka shkruar Hacker.

(Kosova Sot online)