Ismaili: Jam i bindur që PDK do të marr numër rekord të votave në zgjedhje

  • A.P /
  • 28 September 2022 - 21:50
Ismaili: Jam i bindur që PDK do të marr numër rekord të votave në zgjedhje

Uran Ismaili, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme nacionale, PDK do të shënojë numër rekord të votave.

“Jam i bindur që Partia Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet nacionale, do ta kalojë numrin rekord të votave të veta”, deklaroi Ismaili.

“Sondazhet janë tu tregu që ti ke mundësi për një rritje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Nënkryetari i PDK-së tha se muajve të ardhshëm do të ketë angazhim, derisa shtoi se kjo është “befasia më e këndshme por edhe përgatitja për me marrë besimin më të madh të qytetarëve që kemi marrë ndonjëherë”.

(Kosova Sot Online)