I riu nga Gjilani dyshohet se për 7 muaj ia mundësoi serbes të ofrojë se*s për nga 60 euro

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 08:31
I riu nga Gjilani dyshohet se për 7 muaj ia mundësoi serbes të ofrojë se*s për nga 60 euro

Prostitucioni është një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë. Një rast i tillë u zbulua si rezultat i aplikimit të masave të fshehta, me ç’rast të hëbë arrestuar dy persona, një shtetase e Serbisë dhe një kosovar, 28-vjeçar. I dyshuari, Etrit Jashari, u kap në flagrancë nga Policia dhe tashmë ndodhet në paraburgim.

Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për këtë rast?

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se Jashari, i cili jeton në Gjilan dhe është pronar i një lokali dyshohet se ka kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion” nga muaji maj deri në muajin shtator, në motelin “Dardania” në Gjilan.

Në kërkesën për paraburgim thuhet se i dyshuari Jashari, me qëllim të përfitimit të tij material, merret me veprimtari të kundërligjshme të mundësimit ose detyrimit në prostitucion, me ç’rast i njëjti i ka mundësuar të dyshuarës Nadikana Gudinci, që të ofrojë shërbime seksuale me pagesë në shumë prej 60€.

I dyshuari Jashari, sipas informacioneve të Sinjalit ka të kaluar kriminale, historik ky që është marrë bazë nga Prokuroria si arsyetim që i nëjjti duhet të dërgohet në paraburgim, sepse mund të ndikojë të Gudinci dhe te dëshmitarët e tjera, duke penguar kështu rrjedhën normale në këtë rast penal.

Kjo kërkesë e Prokurorisë është aprovuar nga Gjykata, me ç’rast Gjyqtari i procedurës paraprake ia ka caktuar Jasharit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

(Kosova Sot Online)