Kollçaku thotë se aktualisht nuk ka mungesë të mjekëve

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 08:13
Kollçaku thotë se aktualisht nuk ka mungesë të mjekëve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se aktualisht nuk ka mungesë të mjekëve.

Ajo ka deklaruar se fokusimi i mjekëve është i fokusuar në Prishtinë, duke e vështirësuar kështu punën e mjekëve regjionalë.

“Ne nuk kemi aktualisht mungesë të mjekëve. Çka ka ndodhë është se janë ndarë specializimet pa kritere shumë vite, pastaj është bërë një politikë e mbrapshtë e koncentrimit të kuadrove vetëm në Prishtinë. Në një farë forme kjo ka shkaktu probleme në spitalet regjionale”, ka thënë ajo të mërkurën.

Në Kosovë ka pasur shumë raportime që personali mjekësor po largohet nga vendi dhe po shkon kryesisht në Gjermani.

Kjo për shkak të pagave dhe kushteve të tjera të punës. 

(Kosova Sot Online)