Sulm sek*sual në qendër të Pejës, viktima publikon videon: Jam në gjendje të rëndë emocionale

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 18:33
Sulm sek*sual në qendër të Pejës, viktima publikon videon: Jam në gjendje të rëndë emocionale

Një vajzë me emrin Mrika Nikqi ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga një person, sipas saj, me inicialet F.B.

Sipas Nikqit, ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

 Vajza që ka publikuar videon ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar.

“Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, ka shkruar në fund Nikqi.

(Kosova Sot Online)