Pejë: Një person i dërgon në bankë 1,000 euro të falsifikuara, policia në kërkim të tij

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 09:20
Pejë: Një person i dërgon në bankë 1,000 euro të falsifikuara, policia në kërkim të tij

Një person ka dorëzuar në një bankë private në Pejë dy kartëmonedha me vlerë nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Kartëmonedhat janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është në kërkim.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

(Kosova Sot Online)