U nis nga Kosova, bllokohet “Porsche”-i me paund në Kukës

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 14:14
U nis nga Kosova, bllokohet “Porsche”-i me paund në Kukës

14 000 paund dhe 2600 euro të padeklaruar që i përkisnin një 31 vjeçari nga Kosova janë sekuestruar në Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll automjetin tip “Porsche” ku gjetën 14 000 paund dhe 2600 euro, të padeklaruara nga 31-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, autoritetet kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për 31 vjeçarin, lindur në Kosovë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)