A po rikthehet LDK!

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 14:30
A po rikthehet LDK!

Matjet e fundit të opinionit publik, tregojnë një rritje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në secilin sondazh të publikuar, përkrahja për këtë parti është dyfishuar, pasi një vit më parë ajo preku fundin e rënies me 12 %, prej themelimit të saj, 33 vjet më parë, pas zhgënjimit të jashtëzakonshëm me udhëheqjen e Isa Mustafës.

Këto rezultate, e kanë entuziazmuar lidershipin e LDK-së, gjersa e ritheksojnë synimin e tyre për t’u bërë partia më e madhe në vend.

Kjo rritje e LDK-së siç duket sjelli edhe kalimin e deputetes Doarsa Kica nga Lista Guxo në LDK.

Ky kalim i deputetes Kica, ka sjellur debate të mëdha pasi akuza që ka keqpërdorur votat e elektoratit të Listës Guxo ka pasur mjaft shumë.

Kica dha dorëheqje në fillim të verës nga Lista Guxo, e pakënaqur plotësisht me punët në këtë subjekt në tentativë, kurse edhe raportet me Grupin e saj, atë të VV-së, nuk ishin më të mirat e mundshme.

Kjo si duket i ka hapur mundësinë LDK-së që të flasë me të dhe të shikojë mundësitë për bashkëpunim.

(Kosova Sot Online)