Shqiptari përleshet me grabitësin, e mban 'peng' dhe ia dorëzon policisë
Një 50 vjeçar shqiptar është përleshur me grabitësin 23 vjeçar teksa ky i fundit e rrëzoi në tokë befasisht për ta vjedhur.
Autori i mori shqiptarit 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku.
Por 23-vjeçari grek e ka pësuar keq, shkruajnë mediat greke, sepse shqiptari nuk u dorëzua.
Ai e ka ndjekur grabitësin së bashku me një person tjetër. Pasi e kanë kapur, e kanë mbajtur derisa kanë mbërritur policët që e kanë arrestuar.
(Kosova Sot Online)
