Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen shtatë persona

  • A.P /
  • 02 October 2022 - 17:05
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen shtatë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Arllat të komunës së Drenasit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona.

Aksidenti ndodhi në mes dy veturave, ndërsa është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, tha Kelani.

(Kosova Sot Online)