Kush fshihet pas sulmeve dhe linçimeve ndaj Rrahman Jasharit?

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 09:50
Kush fshihet pas sulmeve dhe linçimeve ndaj Rrahman Jasharit?

Greva në arsim – të paktën përkohësisht – ka përfunduar, por linçimi online ndaj udhëheqësit të Këshillit Grevist dhe kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, jo.

Me terme të ndryshëm Jasharaj është ofenduar duke filluar nga motivet e grevës e deri te ofendimet për pamjen e tij.

Jasharajt në mbrojtje i është vënë nën-kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

“Shumë trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese, fyese, poshtëruese, të drejtuara kundër tij (Rrahman Jasharajt) e qe besa kundër të gjithë arsimtarëve tanë”, shkroi ajo në llogarinë e sa.

Sipas Çitakut ofendimet ndaj Jasharajt janë një “fushatë e organizuar” dhe “sulme sistematike e të sinkronizuara”.

E gjitha kjo, mendon Çitaku, “ka për qëllim frikësimin dhe shuarjen e çdo zëri që mendon ndryshe nga Qeveria dhe Kryeministri”.

Për mënyrën se si e ka menaxhuar qeveria problemin me sindikalistët ka folur edhe kryetari i Çitakut në parti, Memli Krasniqi.

“Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”, ka shkruar Krasniqi, po në Facebook.

“E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre”.

Anëtarësia e SBASHK-ut ka vendosur përmes votimit që ta ndërpres grevën deri në janarin e vitit të ardhshëm, me shpresën që qeveria reflekton në raport me kërkesën e tyre prej 100 euro shtesë në paga derisa të votohet Ligji i ri për Pagat, i cili parasheh rritje edhe për këtë kategori.

Qeveria, nga fillimi i protestës me 25 gusht e deri më tani, nuk ka thënë një zgjidhje.

Madje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka akuzuar grevistët se janë të dirigjuar nga opozita.

Greva në arsim – të paktën përkohësisht – ka përfunduar, por linçimi online ndaj udhëheqësit të Këshillit Grevist dhe kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, jo.

Me terme të ndryshëm Jasharaj është ofenduar duke filluar nga motivet e grevës e deri te ofendimet për pamjen e tij.

Jasharajt në mbrojtje i është vënë nën-kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

“Shumë trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese, fyese, poshtëruese, të drejtuara kundër tij (Rrahman Jasharajt) e qe besa kundër të gjithë arsimtarëve tanë”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Sipas Çitakut ofendimet ndaj Jasharajt janë një “fushatë e organizuar” dhe “sulme sistematike e të sinkronizuara”.

E gjitha kjo, mendon Çitaku, “ka për qëllim frikësimin dhe shuarjen e çdo zëri që mendon ndryshe nga Qeveria dhe Kryeministri”.

Për mënyrën se si e ka menaxhuar qeveria problemin me sindikalistët ka folur edhe kryetari i Çitakut në parti, Memli Krasniqi.

“Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”, ka shkruar Krasniqi, po në Facebook.

“E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre”.

Anëtarësia e SBASHK-ut ka vendosur përmes votimit që ta ndërpres grevën deri në janarin e vitit të ardhshëm, me shpresën që qeveria reflekton në raport me kërkesën e tyre prej 100 euro shtesë në paga derisa të votohet Ligji i ri për Pagat, i cili parasheh rritje edhe për këtë kategori.

Qeveria, nga fillimi i protestës me 25 gusht e deri më tani, nuk ka thënë një zgjidhje.

Madje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka akuzuar grevistët se janë të dirigjuar nga opozita.

(Kosova Sot Online)