Gjinovci reagon pasi Lushtaku ofendoi Kurtin: E kishit kallë ktuhën...

  • E.K /
  • 04 October 2022 - 14:42
Gjinovci reagon pasi Lushtaku ofendoi Kurtin: E kishit kallë ktuhën...

Aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci, i ka reaguar nënkryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku, i cili ofendoi kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur “Kurtoviq”.

Gjinovci ka thënë se nëse dikush nga Lëvizja Vetëvendosje do ta thoshte një gjë të tillë për ish-presidentin Hashim Thaçi, do të kallej vendi.

“Me pasë thon dikush ma shumë e respektoj ni serb në Beograd sesa Hashim Thaçin, e kishit kallë ktuhën, sidomos me pas kanë personi nga VV. Veç te dimë ku jem”, ka shkruar Gjinovci në një postim.

Reagimi i Lushtakut erdhi pas videos së VV-së, ku shihen edhe ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

“E pashë tani. Më erdhi keq për ata që janë në Hagë. Unë dhe ata që janë në Hagë jemi mësuar me kësi lloj videoesh në kohën e Millosheviqit, ku foto ime dhe e bashkëluftëtarëve të mi ka qenë në rrjetet e informimit serb. Ky Kurtoviqi e ka sot pushtetin dhe nëse ai e konsideron që ne jemi hajna le të veprojë drejtësia. Mos të del me fy familje se është dënim publik dhe nuk i duhet një qeverie që bën kësi akuza e vet është në pushtet”, ka deklaruar Lushtaku.

(Kosova Sot Online)