Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, viktima një 77-vjeçare

  • G.G /
  • 05 October 2022 - 10:09
Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, viktima një 77-vjeçare

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimoc, ku një veturë ka goditur për vdekje një grua. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet është Bekim Bugujevci, 50-vjeçar.

Bugujevci është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë Sinjali mëson se viktima është një grua 77-vjeçare e nacionalitetit serb dhe banore e fshatit ku ndodhi aksidenti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)