Vazhdon propaganda e Beogradit, Stefanoviq: Vuçiqi do të ketë sukses në “mbrojtjen” e Kosovës

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 10:44
Vazhdon propaganda e Beogradit, Stefanoviq: Vuçiqi do të ketë sukses në “mbrojtjen” e Kosovës

Nebojsha Stefanoviq, ministër i mbrojtjes së Serbisë, ka propaganduar sërish duke thënse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq “do të ketë sukses” në mbrojtjen e Kosovës.

Qeveria e Serbisë assesi nuk është pajtuar me faktin se Kosova është shtet i pavarur i njohur nga më shumë se 100 shtete.

Por sipas tij, në Serbi ka tendenca për rrëzimin e Vuçiqit në emër të Kosovës, ka raportuar Tanjug.

“Disa autorë të proklamatave për mbrojtjen e Kosovës e kanë bërë gati profesionalisht për dekada. Disa prej tyre, me sa duket, nuk dinë se çfarë bëjnë dhe mendojnë se janë OJQ dhe iniciatorë të peticioneve, ndërsa në fakt janë politikanë dhe deputetë. Të tretët janë me të vërtetë nga disa OJQ ose janë intelektualë “të lirë”, por do të donin të ishin në një lloj qeverie, mundësisht të komandonin ushtrinë dhe policinë. Të gjithë së bashku, sado që përpiqen të jenë ndryshe, duan vetëm një gjë. Kjo nuk është Kosova si pjesë e Serbisë, as nuk korrigjon një padrejtësi historike, dëshira e tyre është thjesht politike, për të rrëzuar Aleksandar Vuçiqin”, ka deklaruar ai.

Beogradi vazhdimisht ka propaganduar kundër Kosovës.

(Kosova Sot Online)