Berisha: Shqipëria po ecën në drejtim të gabuar, njerëzit largohen para syve tanë

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 14:42
Berisha: Shqipëria po ecën në drejtim të gabuar, njerëzit largohen para syve tanë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar takimet e tij në Libohovë, nga ku ka thënë se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar.

Ai tha se shqiptarët po largohen nga vendi, ndërsa varfëria dhe skamja po bëhet gjithnjë e më shumë problem.

Berisha foli edhe për çmimin e naftës, që në Shqipëri është 6-8 herë më shtrenjtë se në vendet e Europës, pavarësisht se prodhojmë 1 milion ton në vit.

“Ju përshëndes shumë përzemërsisht, të gjithë banorët e Libohovës. Shpreh mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e madhe që i keni dhënë demokracisë në Shqipëri për rolin e rëndësishëm. Unë vij sot te ju në një moment në një udhëkryq të vërtetë për Libohovën, Gjirokastrën dhe mbarë Shqipërinë. Vijë në një moment kur para syve tanë Shqipëria ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar. Para syve tanë shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë nga vendi. Para syve tanë varfëria, skamja, bëhen gjithnjë e më problem për shqiptarët. Vendi ka një qeveri e cila nuk përpiqet që të fshehë asgjë me arrogancën e saj për qytetarët, interesat e tij dhe problematikat e tij. Çmimi i energjisë është rritur. Në këtë kohë biznesit i rritet energjia nga 71 lekë dhe jua ngritën 2250 lekë. Këtë çmim e paguajnë qytetarët në gramaturën e bukës që blejnë. Thashë këtë shembull. Çfarë ndodh me turizmin? Bëhet ‘mollë e ndaluar’ për shqiptarët. Duhet të shkojnë të pushojnë në një vend tjetër se sa të zbresin nga Tirana në Jug. Vendi prodhon 1 mln ton naftë. Po çfarë përfitojnë shqiptarët? Shqiptarët përfitojnë çmimin më të lartë të naftës në Europë, 6-8 herë më të lartë se çdo vend tjetër i Europës. A nuk është kjo naftë mallkim për ne? Sepse Rama vendos mbi naftën taksën më të lartë në botë. Atë taksë e vendos sa është çmimi i naftës në Uashington”, tha Berisha. 

(Kosova Sot Online)