Pamje tronditëse nga sulmi me raketa në Kiev, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 09:03
Pamje tronditëse nga sulmi me raketa në Kiev, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

Një seri shpërthimesh kanë tronditur kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e sotëm. Sipas medieve lokale, Rusia qëlloi me 10 raketa S-300 edhe në Mykolaiv gjatë natës më 10 tetor.

Ndërkohë është raportuar për të vdekur dhe të plagosur në Kiev, sipas autoriteteve të Ukrainës.

Nuk dihet saktësisht se sa persona kanë vdekur apo janë plagosur.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, lëshoi ​​një deklaratë përmes llogarisë së tij zyrtare në Telegram pak pas orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale, duke thënë: “Disa shpërthime në lagjen Shevchenkiv – në qendër të kryeqytetit”. 

(Kosova Sot Online)