Shqiptari qëllohet me 7 plumba në Itali

  • G.G /
  • 10 October 2022 - 13:17
Shqiptari qëllohet me 7 plumba në Itali

ITALI– 7 plumba janë zbrazur mbi një 39 vjeçar shqiptar në Vittoria, në provincën e Ragusës.

Sipas medieve italiane, 39-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka rrethuar vendin e sulmit për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin që qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj shqiptarit. Nuk ka ende detaje nga ngjarja.

(Kosova Sot Online)