Veprimi i mësueses shqiptare që do të mbahet mend gjatë: Grisi fletët e regjistrit të nxënësve për këtë arsye

  • E. /
  • 12 October 2022 - 08:11
Veprimi i mësueses shqiptare që do të mbahet mend gjatë: Grisi fletët e regjistrit të nxënësve për këtë arsye

Një veprim i vitit 2017 i një profesoreshe të një gjimnazi në Tiranë do të mbahet mend gjatë, si një gjë që kurrë nuk do të kuptohet:

Ajo kishte grisur fletët e regjistrit të nxënësve. Gjithçka kishte të bënte me ndryshimin e notave të nxënësve.

Atë kohë Policia e Tiranës kishte nisur procedim penal ndaj mësueses me inicialet Sh. S..

Kallëzimin e kishte bërë drejtoresha e shkollës, ndërsa ishin hetuar motivet e këtij veprimi që konsiderohet shkelje ligjore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se grisja e fletës me nota të gjimnazistëve ishte bërë për veprime korrupsioni dhe ndryshimit të notave të vendosura më para.

(Kosova Sot Online)