Qytetarët në pritje të veprimeve konkrete të kryeministrit, kabineti qeveritar të shkon në riformatim për ti plotësuar zotimet për ndryshim dhe zhvillim

Qytetarët në pritje të veprimeve konkrete të kryeministrit, kabineti qeveritar të shkon në riformatim  për ti plotësuar zotimet për ndryshim dhe zhvillim
Qytetarët në pritje të veprimeve konkrete të kryeministrit, kabineti qeveritar të shkon në riformatim  për ti plotësuar zotimet për ndryshim dhe zhvillim

Xhevat Meha

  • 12 October 2022 - 07:48

Shkruan: ANALISTI: Xhevat Meha

Riformatimi I Kabinetit të Qeverisë Kurti, me kalimin e kohës, po bëhet gjithnjë e më I domosdoshëm. Gjithsesi Kryeministri duhet te kryej një vlerësim te punës se kabinetit qeveritar. Ky vlerësim nuk duhet të niset nga kritikat e grupimeve politike opozitare, as nga çfarë alternative politike ofrojnë këto grupime politike, po duhet te niset nga premtimet elektorale dhe pritjet e qytetareve, duhet te niset nga nevojat e qytetareve për ndryshime.

-Deri tani ky kabinet qeveritar me disa përjashtime ka dominimin të mos ndryshimit të gjendjes. Kësisoj dominon bindja tek qytetarët se kjo qeveri nuk ka sjell ndryshimet që qytetarët i kanë pritur dhe që kanë nevojë. Nëse Kryeministri merr si bazë për krahasim alternativat politike që janë duke ofruar grupimet politike opozitare gabon shumë, dhe me këtë gabim u sjell qytetarëve dëm të madh.

Qytetarët kanë nevojat e dhe interesat e tyre. Qytetarët nuk vlerësojnë atë se a është ky kabinet qeveritar si alternativë politike pak më i mirë se alternativat politike që sjell opozita. Qytetarët e vlerësojnë këtë kabinet qeveritar nga ajo se çfarë sjell tek qytetarët karshi nevojave të tyre.

Nëse Kryeministri nuk e venë këtë në prioritet, kjo do të vlerësohet negativisht nga qytetarët, dhe në momentin e parë që dikush brenda pak kohe përgatitë alternativë më të mirë politike do ta braktisë alternativën politike që ofron ky kabinet qeveritar dhe do të përcaktohet për alternativen që beson se është më e mirë për ta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".