Njoftim i ri nga prokuroria, vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në zonën e Brezovicës

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 09:34
Njoftim i ri nga prokuroria, vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në zonën e Brezovicës

Edhe sot po vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale në zonën e Brezovicës. Prokuori i rastit tha të marten se villat u takojnë pronarëve të “të gjitha strukturave”, duke përfshirë politikanë e biznesmenë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë edhe sot janë duke vazhduar aksionin lidhur me sekuestrimin e objekteve të ndërtimit në  Brezovicë –  Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

(Kosova Sot Online)