“Kurseni energji që t’iu rrisim pagat”, thirrja e ministrit për punonjësit e administratës publike

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 13:42
“Kurseni energji që t’iu rrisim pagat”, thirrja e ministrit për punonjësit e administratës publike

Çmimet e larta të energjisë kanë prekur edhe administratën publike, aq sa ministri aktual i funksionit publik, Renato Brunetta, iu adresua punonjësve duke theksuar rëndësinë e kursimit.

Ministri luajti kartën e rritjes së pagave për të “bindur” punonjësit publikë për nevojën e kursimit.

Në këtë mënyrë administrata do të ketë më shumë burime për t’i përdorur për të rritur pagat e punonjësve.

Asnjëherë si në këtë moment kursimi i energjisë duhet të jetë prioritet i të gjithëve, në shtëpi dhe në punë, si dhe në zona të përshtatshme për të zbatuar këshillat që ndihmojnë në uljen e konsumit.

Ministri i Administratës Publike, Renato Brunetta, u dërgoi një plan të gjitha administratave duke i ftuar të zhvillojnë strategji për arritjen e një prej objektivave më të rëndësishëm që përmban plani organizativ i zyrave publike.

Sipas tij, sa më shumë energji të kursehet aq më shumë burime do të jenë në dispozicion për të rritur pagat e punonjëse.

(Kosova Sot Online)