Këto do të jenë ndëshkimet për dhunuesit s*ksualë dhe personave që kryejnë dhunë në familje

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 13:57
Këto do të jenë ndëshkimet për dhunuesit s*ksualë dhe personave që kryejnë dhunë në familje

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka prezantuar të gjitha masat pë rata që shpallen fajtorë për dhunim seksual dhe dhunë në familje.

Pra do të ketë ndalim që të kandidojnë për çdo pozitë publike në nivel lokal dhe qendror.

“Ndalimi i punësimit në institucione publike në të gjitha nivelet”, ka thënë Haxhiu.

Po ashtu nuk mund ta marrin lejen e vozitjes për të gjitha kategoritë.

“Ndalimin e blerjes në ankande publike dhe shërbime tjera”, do të jetë pjesa e ndalimeve.

Po ashtu nuk do të mund të jenë investitor strategjik dhe privilegje të tjera nga legjislacioni.

“Për këto vepra do të shkurtohen afatet e gjykimit ashtu që të njëjtat nuk do të zgjasin më shumë se 1 vit”, ka thënë Haxhiu.

E për dhunuesit nuk do të ketë zbutje të dënimit.

“Për dhunuesit vetëm masë e paraburgimit”, ka thënë Haxhiu.

Po ashtu testi i virgjërisë do të jetë vepër penale. 

(Kosova Sot Online)