Edita Tahiri i çon selam Kurtit: Askush nuk guxon ti shkel vijat e kuqe te Kosovës

  • A.P /
  • 12 October 2022 - 14:33
Edita Tahiri i çon selam Kurtit: Askush nuk guxon ti shkel vijat e kuqe te Kosovës

Ish kryenegociatorja e dialogut për Kosovë Edita Tahiri është deklaruar në lidhje me planin e shumë përfolur franko-gjerman.

Sipas Tahrit ky dokument më në fund u pranua publikisht edhe nga i pari i qeverisë dhe se tash ka mbetur vetëm të mos punohet mbrapa shpinës së popullit

Ish ministrja e dialogut, e ka paralajmëruar Kurtin që të mos i shkel vijat e kuqe për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës e Serbisë, sepse nuk do ta lejojnë pikërisht ata që themeluan shtetin.

“Me ne fund Kurti pranoi dokumentin franko-gjerman për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Tash i ka mbet qe te mos punoj pas shpinës se popullit! Nje gje dihet qe Kurti dhe askush nuk guxon ti shkel vijat e kuqe te Kosovës ne dialogun e Brukselit me Serbinë, Nuk e lejojmë ne themeluesit e këtij shteti dhe populli i Kosovës! Ashtu si ne te kaluarën. Këtu jemi ne...” shkruan në reagimin e saj në facebook Tahiri.


(Kosova Sot Online)