Paguajnë në lokal me 100 euro false, arrestohen tre persona në Shtërpcë

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 12:34
Paguajnë në lokal me 100 euro false, arrestohen tre persona në Shtërpcë

Pronari i një lokali në Shtërpcë ka raportuar se tre persona të dyshuar, një femër dhe dy meshkuj, kanë qenë në lokalin e tij ku janë shërbyer, dhe se i kanë dhënë një kartëmonedhë 100 euro të falsifikuar.

Policia e Kosovës njofton se pas një pune operative është arritur që të ndalohen të dyshuarit, një femër dhe dy meshkuj shtetas të huaj, të cilët kanë qenë me veturën e tyre të llojit Citroen me targa te huaja. Gjatë kontrollimit, në posedim të të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tetë kartëmonedha në vlerë nga 100 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa vetura e tyre është konfiskuar në cilësi të provave materiale. Pas intervistimit, personat e dyshuar me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.

(Kosova Sot Online)