Vladimir Putinit i ndodh e papritura në Astana

  • 15 October 2022 - 08:08
Vladimir Putinit i ndodh e papritura në Astana

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është përballur me një situatë jo të zakonshme gjatë një takimi që ka pasur me disa liderë të shteteve Aziatike në Astana të Kazakistanit. 

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, i ka reaguar kreut të shtetit rus në mënyrë mjaft të vrazhdë duke i thënë se nëse Taxhikistani respekton Rusinë si aleat kryesor, atëherë edhe Rusia duhet të respektojë Taxhikistanin. Rahmon me një ton të ngritur i ka kërkuar Putinit që të trajtojë Taxhikistanin sikur të gjitha shtetet tjera.

(Kosova Sot Online )