“Lopa jote ka hy n’arën tem”, kërcet dajaku për kullotjen e bagëtive në një fshat të Skenderajt

  • E.K /
  • 17 October 2022 - 14:56
“Lopa jote ka hy n’arën tem”, kërcet dajaku për kullotjen e bagëtive në një fshat të Skenderajt

Konflikti për bagëti mes disa banorëve në fshatin Kopiliq të Skenderajt ka eskaluar në sulm, për çka u desh intervenimi i Policisë. Rasti ka ndodhur në orët e pasdites dhe në rrahje janë përfshirë tre persona të familjes Sahiti.

Sipas informacioneve të para dy të dyshuarit D. Sahiti dhe Sh. Sahiti janë kapur me palën tjetër po ashtu të familjes Sahiti pas një mosmarrëveshje për kullotjen e lopëve në tokën e viktimës. Debati mes tyre ka eskaluar ashtu që viktima është goditur me grushte, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Policia është vënë në dijeni për rastin dhe ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

(Kosova Sot Online)