Osmani pret delegacionin nga Portugalia, vizat dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës ishin tema diskutimi

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 13:34
Osmani pret delegacionin nga Portugalia, vizat dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës ishin tema diskutimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë.

Në një njoftim për media, Presidenca ka njoftuar se Osmani me delegacionin portugez ka diskutuar për raportet ndërshtetërore dhe mbështetjen e Portugalisë për çështjen e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Osmani ka thënë se liberalizimi i vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.

“Sipas Presidentes Osmani, Komisioni Evropian, ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën, ngase Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Prandaj, sipas Presidentes Osmani vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke është më se urgjente dhe hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti”, thuhet në komunikatë.

Sipas Osmanit, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës avancon liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ajo ka falënderuar Portugalinë për “ndihmën e deritanishme”.

“Presidentja më tej në takim më delegacionin portugez ka folur edhe për rëndësinë e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas saj, anëtarësimi në këtë organizatë avancon liritë dhe të drejtat e njeriut. Në këtë kontekst, ajo ka falënderuar Portugalinë për mbështetjen e deritashme.”

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Sergio Souza Pinto, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e  Portugalisë dhënë Kosovës.

Me delegacionin portugez, Presidentja Osmani ka diskutuar për raportet ndërshtetërore dhe mbështetjen e Portugalisë për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Sipas Presidentes Osmani, Komisioni Evropian, ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën, ngase Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Prandaj, sipas Presidentes Osmani vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke është më se urgjente dhe hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.

Presidentja më tej në takim më delegacionin portugez ka folur edhe për rëndësinë e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas saj, anëtarësimi në këtë organizatë avancon liritë dhe të drejtat e njeriut. Në këtë kontekst, ajo ka falënderuar Portugalinë për mbështetjen e deritashme.

Në takim, u shfaq gatishmëria e dyanshme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve, sikurse edhe në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, arsimit, turizmit dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët.

(Kosova Sot Online)