Hoti: Qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore

  • A.P /
  • 18 October 2022 - 20:34
Hoti: Qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore

Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Termokosi publikoi çmimet për konsumatorët për këtë sezon.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti thotë se projekti për zgjerim i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, që u bë në qeverisjen e Isa Mustafës mbetet një ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.

‘’ Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, i nisur në qeverisjen e Prishtinës nga Isa Mustafa me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfW, mbetet ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.

Më vjen mirë që qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore. Duhet që sa më shpejt të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera’’, shkruajti Hoti.

(Kosova Sot Online)