Sveçla e suspendon, Kurti e shkarkon/Fadil Kodra ‘zhduket’ nga AME për 24 orë

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 19:40
Sveçla e suspendon, Kurti e shkarkon/Fadil Kodra ‘zhduket’ nga AME për 24 orë

Brenda 24 orëve, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra, është suspenduar e shkarkuar nga kjo pozitë. Vendimin për suspendim e ka marrë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më 13 tetor 2022.

Një ditë më pas, Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që ta shkarkojë Kodrën. Kjo s’është hera e parë që pushteti merret me Fadil Kodrën. Ai ishte shkarkuar edhe në muajin korrik nga Sveçla, por që vendimi ishte rrëzuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Avokati i Kodrës i ka konsideruar vendimet e Kurtit dhe Sveçlës, si hakmarrje politike.

Për herë të dytë brenda rreth tre muajve, Fadil Kodra është shkarkuar nga pozitat që mbante në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Më 13 tetor, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë vendim që ta suspendojë Kodrën, për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

(Kosova Sot Online)